Lexoni edhe:
Milani dhe klubet tjera italiane ndryshojnë emrat në fanella, për të shënuar Ditën e Nënës
Fortesa Orana dhe Vlera Qerimi kanë garuar sot për medaljet e bronzta në Kampionatin Evropian të karatesë, që po mbahet në Zarë të Kroacisë, transmeton "Kosova Sot Online".
Karateistet tona ishin të pafat, pasi pësuan humbje, për të përfunduar në vendet e pesta.
Orana garoi në kategorinë mbi 68 kilogramë, ndërsa Qerimi në kategorinë deri në 68 kilogramë.
Sidoqoftë, vendi i pestë në Evropian, vlerësohet sukses për vajzat tona, të cilat dëshmuan se me pak fat kanë mundur të jenë në podium.
Drejtësinë në Evropian e ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Astrit Nrecaj.
(Kosova Sot Online )