Man City nuk gabon, fiton thellë ndaj Fulhamit dhe merr primatin në Premierligë

  • 11 May 2024 - 16:50
Man City nuk gabon, fiton thellë ndaj Fulhamit dhe merr primatin në Premierligë

Manchester City ka regjistruar fitoren e radhës për të vazhduar garën e fortë për titullin e kampionit në Angli.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola triumfoi sot në udhëtim ndaj Fulhamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Premierligë,transmeton "Kosova Sot Online".

Përballja në “Craven Cottage” përfundoi me rezultatin e thellë 0:4.

Josko Gvardiol (13′, 71′), Phil Foden (59′) dhe Julian Alvarez (90+7′) shënuan golat e fitores për “Qytetarët”.

Manchester City pas kësaj fitore ka 85 pikë dhe tani është lider në tabelë, me dy pikë më shumë se Arsenali.

Ndërsa, Fulhami ndodhet në pozitën e 13-të me 44 pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online )