Suarez shënon në fitoren me përmbysje të Inter Miamit

  • A.P /
  • 12 May 2024 - 10:30
Suarez shënon në fitoren me përmbysje të Inter Miamit

Inter Miami po vazhdon me fitore në MLS.

Ekipi i David Beckham triumfoi 2:3 në udhëtim ndaj Montreal pas mesnate.

Madje, Inter Miami ishte duke pësuar 2:0, duke bërë më pas një rikthim të madh.

Rojas ngushtoi epërsinë, kurse Suarez në minutat shtesë të pjesës së parë barazoi rezultatin.

E në minutën e 59-të Cremaschi shënoi për fitoren e madhe të ekipit nga Miami.

Kjo fitore e ngrit në kuotën e 27 pikëve Inter Miamin në pozitën e parë.

(Kosova Sot Online)