Lexoni edhe:
Kështjella apo Kulla e Gjergj Kastriotit në Drenicë,aty konsultohej me fiset e kësaj ane për planet e luftës kundër pushtuesit otoman
Janë bërë tetë vite nga pranimi i Kosovës me të drejta të plota në shtëpinë më të madhe të futbollit botëror FIFA. Ky pranim i vendit tonë në FIFA vjen 10 ditë pas pranimit në UEFA, transmeton "Kosova Sot Online".
Ishte kongresi i 66-të i FIFA-s që u mbajt në Meksikë, derisa nga 205 delegatë që ishin pjesëmarrës, Kosova mori 141 vota pro duke hyrë përfundimisht në shtëpinë më të madhe të futbollit botërorë me drejta të barabarta.
Në përqindje Kosova ka marrë 86 për qind të votave pra 141 vota pro dhe kundër ku ishin 14 për qind.
Tetë vite më parë në Meksikë ishte legjenda Fadil Vokrri në atë kohë kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës së bashku me Flamur Bunjakun, ish-anëtarë i Komitetit Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Kosovës.
(Kosova Sot Online )