![](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/13/200x200_araujo-780x4391715588231.jpg)
Lexoni edhe:
Largim definitiv – Barcelona ia cakton çmimin Araujos
Bayern Munichu ka zyrtarizuar dy lojtarët e parë që do të largohen në fund të sezonit nga skuadra e tyre.
Ka qenë drejtori sportiv i klubit Max Eberl, por edhe faqja zyrtare e Bayernit që kanë falënderuar mbrojtësi Bouna Sarr dhe sulmuesin Eric Maxim Choupa-Moting, transmeton "Kosova Sot Online".
Largim definitiv – Barcelona ia cakton çmimin AraujosLexoni edhe:
Dy futbollistët kanë nënshkruar në periudhën e njëjtë për Bayernit dhe kanë qëndruar në Allianz Arena në katër vitet e fundit.“Duam të falënderojmë Eric Maxim Choupo-Moting dhe Bouna Sarr për këto 4 vite shumë të suksesshme së bashku. Të dy dhanë kontributin e tyre në shpalljen tri herë kampion të Bayernit”.
“Dhe në fitimin e Superkupës së Gjermanisë dhe Botërorit për Klube”, u shpreh drejtuesi bavarez në lidhje me dy futbollistët, të cilëve nuk do u rinovohen kontratat që u përfundojnë në qershor.Sarr, anësori i djathtë francez, u bë pjesë e Bayernit në vitin 2020, duke ardhur nga Marseille. Aventura e tij gjermane u karakterizua nga shumë lëndime dhe probleme fizike.
Në të njëjtën periudhë firmosi edhe Choupo-Moting me rekordmenët e Bundesligës, nga PSG. Sulmuesi kamerunas ka shënuar 38 gola në 122 takime të luajtura për bavarezët.
(Kosova Sot Online )