
Lexoni edhe:
Kështjella apo Kulla e Gjergj Kastriotit në Drenicë,aty konsultohej me fiset e kësaj ane për planet e luftës kundër pushtuesit otoman
Tarifa e madhe e nënshkrimit të Kylian Mbappe në Real Madrid është zbuluar pas konfirmimit të largimit të tij nga Paris Saint-Germain. Një nga sagat më të gjata të transferimeve në histori më në fund duket se do të mbyllet pasi sulmuesi francez konfirmoi se do të largohet nga klubi parisien këtë verë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Javën e kaluar, 25-vjeçari zbuloi vendimin e tij për t’u larguar nga klubi kur kontrata e tij skadon këtë verë, duke i dhënë fund një periudhe shtatëvjeçare me klubin e tij të lindjes.Mbappe pritet t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë, tri vite pasi PSG refuzoi një ofertë prej 200 milionë eurosh për të.
Në verën e vitit 2022 Mbappe deklaroi dëshirën e tij për t’u larguar nga PSG për te Real Madridi, por ai përfundoi duke bërë një kthesë dhe duke nënshkruar një kontratë të re trivjeçare.Më vonë doli se marrëveshja ishte vetëm dy vjet me një të tretë opsionale. Lojtari dhe klubi e diskutuan këtë verën e kaluar, me trajnerin e PSG-së, Luis Enrique, që e largoi përkohësisht Mbappen nga formacioni bazë.Të dyja palët arritën marrëveshje dhe Mbappe u rikthye në aksion, duke shënuar 44 gola në 47 ndeshje këtë sezon. PSG pagoi 180 milionë euro për të nënshkruar me Mbappen nga Monaco në vitin 2017, kështu që kush e di se sa do të kishin kërkuar nëse fituesi i Kupës së Botës do të ishte nën kontratë.
Ndërsa Madridi nuk do të duhet të paguajë një tarifë transferimi, ata thuhet se kanë rënë dakord t’i paguajnë Mbappes një tarifë jashtëzakonisht të madhe për nënshkrim. Të dyja palët arritën marrëveshje dhe Mbappe u rikthye në aksion, duke shënuar 44 gola në 47 ndeshje këtë sezon. PSG pagoi 180 milionë euro për të nënshkruar me Mbappen nga Monaco në vitin 2017, kështu që kush e di se sa do të kishin kërkuar nëse fituesi i Kupës së Botës do të ishte nën kontratë.
Ndërsa Madridi nuk do të duhet të paguajë një tarifë transferimi, ata thuhet se kanë rënë dakord t’i paguajnë Mbappes një tarifë jashtëzakonisht të madhe për nënshkrim.
(Kosova Sot Online )