Lojtari i Milanit: Po kalojmë një periudhë të komplikuar
Tijjani Reijnders, mesfushori i Milanit që dje shënoi një gol të mrekullueshëm nga distanca në fitoren 5-1 kundër Cagliarit, foli për Sportitalia për tema të ndryshme.
“Është pak vonë, po kalojmë një periudhë të komplikuar, por duhet të ecim përpara dhe ta mbyllim mirë sezonin, natyrisht që ne duam vendin e dytë pas kualifikimit në Superkupë, ky është qëllimi ynë” – Tha lojtari kuqezi.
(Kosova Sot Online)