Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore muajin e ardhshëm

  • A.P /
  • 13 May 2024 - 16:48
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore muajin e ardhshëm

Para fillimit të Kampionatit Evropian “EURO 2024”, Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore muajin e ardhshëm.

“Kuqezinjtë” më 3 qershor do të luajnë ndaj Lihtenshtejnit, kurse katër ditë më vonë do të takohen me Azerbajxhanin.

Të dy këto ndeshje do të luhen në “Haladas Sportkomplexum”, në Hungari.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se nga dita e sotme të gjithë do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për dy takimet miqësore, në “jegymester.hu”.

Linku për të blerë bileta në ndeshjen Shqipëri – Lihtenshtejn: Bileta për ndeshjen Shqipëri – Lihtenshtejn.

Linku për të blerë bileta në ndeshjen Shqipëri – Azerbajxhan: Bileta për ndeshjen Shqipëri – Azerbajxhan.

(Kosova Sot Online)