Fitore e pastër e Barcelonës ndaj Real Sociedadit

  • 14 May 2024 - 08:08
Fitore e pastër e Barcelonës ndaj Real Sociedadit

Barcelona është rikthyer te fitorja në La Liga, për t’u rikthyer sërish në pozitën e dytë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Skuadra e drejtuar nga Xavi triumfoi sonte ndaj Real Sociedadit, në kuadër të javës së 35-të.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Lluís Companys” përfundoi me rezultatin 2:0.

Lamine Yamal (40’) dhe Raphina (90+3’ penallti) realizuan golat e fitores për “Blaugranët”.

Barcelona pas kësaj fitore ka 76 pikë dhe renditet e dyta në tabelë, me një pikë më shumë se Girona.

Real Sociedadi ndodhet në pozitën e shtatë me 54 pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online )