Dembele ia përmend Mbappes transferimin
Ousmane Dembele është një shok i mirë me Kylian Mbappe.
Por, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe i Barcelonës e kishte rastin dhe kënaqësinë të luajë veç një vit me futbollistin më të mirë të vitit në Francë, të zgjedhur mbrëmë.
Gjatë ceremonisë së trofeve UNFP për më të mirët e Ligue 1, vetë Dembele foli për të ardhmen e bashkëkombësit dhe të shokut të repartit në “Parkun e Princave”.
“Nuk kam asgjë për të thënë. Ia ka thënë Desailly… E ka këshilluar të shkojë në Arabinë Saudite.”
Një deklaratë e cila i ka bërë të gjithë të pranishmit për të qeshur, raporton mediumi francez “L’Equipe”, përcjell “Gazeta Express”.
Mbappe njoftoi pak ditë më parë se do të ndahet përfundimisht me PSG-në pas përfundimit të këtij sezoni kur edhe do t’i përfundojë kontrata me parisienët.
Dhe, e ardhmja e tij duket se tashmë është shkruar pasi ish-futbollisti i Monacos gjatë verës sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet Real Madridit.
Këtë e ka konfirmuar sot edhe presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ndërsa vetë futbollisti mbrëmë ka thënë se ky nuk është momenti i duhur për ta zyrtarizuar klubin e tij të ri.
(Kosova Sot Online)