Conte edhe më afër Napolit

  • A.P /
  • 14 May 2024 - 19:37
Conte edhe më afër Napolit

Përfaqësuesit e Napolit raportohet se janë takuar me Antonio Conten në Torino, ndërsa Milani nuk duket i interesuar për të.

“Sportitalia” ka raportuar se Napoli është takuar me trajnerin në Torino, duke i ofruar atij pagë prej 6,5 milionë euro, plus 2 milionë euro bonuse, të lidhura me një kualifikim në Ligën e Kampionëve si objektivi minimal për sezonin e ardhshëm.

Ndërsa, nëse Conte pranon ofertën, 2 milionë euro bonuse do t’i shtohen pagës “fikse” nga sezoni 2025/26.

Italiani besohet tashmë se është opsioni kryesor i Napolit për sezonin e ardhshëm.

Sa i përket Milanit, thuajse të gjitha mediat italiane kanë raportuar se “Rossonerët” nuk janë të interesuare për 54-vjeçarin.

Paulo Fonseca dhe Sergio Conceiçao thuhet se janë opsionet që po shqyrtohen nga Milani.

Trajneri aktual, Stefano Pioli, pritet të largohet nga “San Siro” pas përfundimit të sezonit.

(Kosova Sot Online)