Trepça dhe Ylli do ta kërkojnë fitoren e dytë në Mitrovicë

  • S.A /
  • 15 May 2024 - 13:12
Trepça dhe Ylli do ta kërkojnë fitoren e dytë në Mitrovicë

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do ta zhvillojnë nesër mbrëma ndeshjen e tretë të finales së madhe të “play-offit” në Superligën e basketbollit. Aktualisht, skuadrat i kanë nga një fitore, të cilat i arritën në shtëpitë përkatëse, transmeton "Kosova Sot Online ).

Lojën e parë e fituan bindshëm mitrovicasit në palestrën e sporteve “Minatori”, kurse në atë të dytë therandasit kishin epërsi të lartë, por në fund rrezikuan dhe fituan me rezultat të ngushtë

E tash, teksa seria e finales është 1-1 me ndeshje, nesër mbrëma, buzë Ibrit do të përcaktohet ekipi që do ta marrë avantazhin në 2-1.

Ndërsa, loja e katërt finale do të luhet të dielën dhe nuk përjashtohet mundësia që aty të përcaktohet kampioni i Kosovës.

Natyrisht, kjo do të mundë të ndodhë vetëm nëse njëri prej këtyre dy finalistëve do t’i bëjë tri fitore, që është kusht për t’u shpallur kampion.

Trepça është duke e pritur titullin e kampionit të Kosovës qe një kohë të gjatë, ndërsa Golden Eagle Ylli synon ta fitojë titullin e tretë në histori dhe atë brenda vetëm pak vitesh.

(Kosova Sot Online )