Konfirmohet mungesa e madhe për Italinë

  • A.P /
  • 15 May 2024 - 19:51
Konfirmohet mungesa e madhe për Italinë

Euro 2024 do të fillojë në më pak se një muaj, më 14 qershor në Gjermani.

E Kombëtarja e Italisë e ka marrë një lajm të keq para këtij kampionati.

Futbollisti Nicolo Zaniolo do ta humbasë Euro 2024 për shkak të një frakture të vogël në këmbë që e pësoi dje.

Futbollisti i Galatasarayt që është në huazim nga Aston Villa do të jetë jashtë këtij turneu dhe do të jetë një mungesë e madh për “Azzuri”.

Italianët do të kërkojnë ta ruajnë titullin që e fituan në Evropianin e kaluar, duke e mposhtur Anglinë në finale pas ekzekutimit të penalltive.

(Kosova Sot Online)