![](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/16/200x200_motta-780x4391715862708.jpg)
Lexoni edhe:
Kjo është oferta e Juventusit për trajnerin Thiago Motta
Trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino pritet të mbetet trajner i Chelseat së paku edhe në sezonin 2024/25.
Sipas mediumit të njohur The Guardian, Pochettino do të qëndrojë në Chelsea për sezonin 2024/25, transmeton "Kosova Sot Online ".
Kjo është oferta e Juventusit për trajnerin Thiago MottaLexoni edhe:
Fati i trajnerit do të vendoset në një rishikim të fundit të sezonit dhe argjentinasi tani ka mbështetjen e vendimmarrësve kryesorë.
Pak javë më parë, blutë ishin të prirur drejt shkarkimit të menaxherit pas përfundimit të sezonit. Por, ‘Poch’ i ka fituar me rezultatet dhe paraqitjet e fundit.
Chelsea ka bërë një shtysë të vonuar për kualifikimin evropian dhe tani gjendet në vendin e gjashtë në tabelë.
Disa anëtarë të bordit mbeten të pabindur nga Pochettino, por nëse klubi dëshiron ta shkarkojë atë, vendimi do të duhej të ishte unanim – prandaj ai tani ka shumë gjasa të qëndrojë.
(Kosova Sot Online )