
Allegri humbi durimin në finalen e Kupës së Italisë

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, humbi durimin në finalen e Kupës së Italisë që skuadra e tij fitoi kundër Atalantës këtë të mërkurë.
Sipas Tuttosport, trajneri italian nuk u qetësua pasi mbaroi ndeshja.
Sipas Guido Vaciago, drejtor i medias në fjalë, trajneri i ‘bianconnero’ e kërcënoi atë në afërsi të dhomës së shtypit në stadiumin Olimpik në Romë pas ndeshjes.
“Drejtor m*t, shkruani të vërtetën në gazetën tuaj! Mos mashtroni njerëzit! Unë e di ku t’ju gjej, do të vij të të thyej fytyrën! Do t’ju heq veshët! Shkruani të vërtetën në gazetën tuaj”, raportohet se ka thënë Allegri të lartpërmendurit Guido Vaciago siç e zbuloi ky i fundit përmes një videoje të publikuar në mediumin në fjalë.
Massimiliano Allegri u përjashtua nga fusha në momentet e fundit të ndeshjes, për shkak të protestave të mëdha që bëri.
(Kosova Sot Online)