Lexoni edhe:
Barcelona fiton pastër ndaj Almerias, shkëlqen Fermin Lopez
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, bashkë me ambasadorin gjerman, Jorn Rohde, kanë shikuar sot ndeshjen e tretë mes Trepçës dhe Yllit.
Kandidati i PDK’së për kryeministër ka thënë se janë bërë tifozë të rregullt të këtyre ndeshjeve.
Barcelona fiton pastër ndaj Almerias, shkëlqen Fermin LopezLexoni edhe:
“Ishte një paraqitje e shkëlqyeshme e lojëtarëve të të dyja ekipeve. Një spektakël i mrekullueshëm”, ka shkruar Hamza.
Ai ka thënë që beson që kampion do të jetë Trepça.
“Kampioni, që besoj shumë se do të jetë ekipi im i zemrës, më pas e meriton edhe një ndeshje miqësore me ekipin favorit të ambasadorit Rohde në Gjermani. Këtë mundësi mbase do ta diskutojmë duke e shikuar ndeshjen e radhës. Ditë shumë më të mira do të vijnë për të gjithë sportistët tanë!”
Trepça ka fituar sonte ndaj Yllit në ndeshjen e tretë finale me 7 pikë diferencë. Rezultati deri tani është 2:1 për Trepçën. Kampioni mund të shpallet në ndeshjen tjetër në Suharekë nëse fiton Trepça, ndërkaq nëse fiton Ylli arrihet barazim dhe më pas luhet ndeshja e fundit (e pesta) në Mitrovicë.
(Kosova Sot Online )