
Lexoni edhe:
Flet futbollisti shqiptar Ylber Ramadani: Isha në rrezik për jetë, më trajtuan si fëmija i presidentit
Massimiliano Allegri mund të shkarkohet sot nga pozita e trajnerit të Juventusit.
Fabrizio Romano raporton se “Zonja e Vjetër” do të vendosë në orët në vijim për mundësinë e shkarkimit të Allegrit me efekt të menjëhershëm, transmeton "Kosova Sot Online".
Në cilindo opsion, Allegri do të shkarkohet siç u raportua dje.
Mund të ndodh tani, apo në fund të sezonit aktual.
Juventusi madje ka afruar gjërat me trajnerin e Bolognas, Thiago Motta, i cili mund ta pasojë Allegrin te bardhezinjtë. Allegri ia fitoi Kupën e Italisë Juventusit këtë sezon, duke e mposhtur Atalantan në finale.
(Kosova Sot Online )