Laporta ka vendosur ta shkarkojë Xavin

  • 17 May 2024 - 10:18
Laporta ka vendosur ta shkarkojë Xavin

Xavi Hernández nuk do të jetë trajner i Barçës sezonin e ardhshëm, sipas mediumit spanjoll, RAC1.

Këtë të enjte skuadra fitoi 0-2 në fushën e Almerias dhe kaloi në vendin e dytë, por në këtë moment Joan Laporta ka vendosur të shkarkojë trajnerin spanjoll në ditët në vijim, transmeton "Kosova Sot Online ".

Arsyeja është se ai është thellësisht i zhgënjyer prej tij.

Kjo, pasi që para se të udhëtonte për në Almeria, Xavi ndryshoi fjalimin e tij optimist dhe pranoi në një konferencë për shtyp se sezonin e ardhshëm do të jetë shumë e vështirë të konkurrosh kundër Real Madridit, në Ligë dhe kundër klubeve të mëdha të Evropës, në Ligën e Kampionëve, për shkak të situatën financiare të klubit.

Laporta dhe një pjesë e bordit janë shumë të zemëruar për dy arsye. E para është se ky fjalim nuk ka asnjë lidhje me fjalimin optimist dhe shpresëdhënës që Xavi mbajti në shtëpinë e presidentit tre javë më parë dhe që shërbeu për ta bindur atë për të vazhduar.

Dhe e dyta është se klubi konsideron se ka bërë një përpjekje të madhe për të nënshkruar lojtarë të rëndësishëm dhe se Xavi nuk ka përfituar nga kjo.

Pavarësisht bujës, këtë të enjte, trajneri i katalonasve tha se askush nuk i ka përcjellë ndonjë shqetësim dhe se në fakt ai tashmë po planifikon sezonin e ardhshëm me Decon.

(Kosova Sot Online )