![](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/17/200x200_shaqiri-etj1715939041.jpg)
Lexoni edhe:
Gjashtë futbollistë shqiptarë në listën preliminare për Euro 2024 publikuar nga Zvicra
Thomas Tuchel do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij edicioni.Kjo u konfirmua nga vet trajneri gjerman në konferencën për media, para ndeshjes së fundit të sezonit, transmeton "Kosova Sot Online".
Gjashtë futbollistë shqiptarë në listën preliminare për Euro 2024 publikuar nga Zvicra Lexoni edhe:
“Kjo është konferenca e fundit si trajner i Bayern Munich. Kishte bisedime, por nuk arritëm një marrëveshje, kështu që vendimi i shkurtit mbet”, tha Tuchel.
Bayern Munich mbeti pa e fituar asnjë trofe këtë sezon, duke e humbur titullin e kampionit në Bundesligë nga Bayer Leverkusen.
U eliminua herët nga Kupa e Gjermanisë, kurse u mposht në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Real Madridi.
(Kosova Sot Online )