Milani në hall, klubet angleze hyjnë në garë për yllin e tyre
Ka mbetur edhe pak kohë drejt përfundimit të sezonit në top ligat evropiane.
E skuadra e Milanit ka filluar të mendoj për edicionin e ri. Një nga futbollistët që po flitet për një largim nga italianët është ai i portierit Mike Maignan.
Falë formës së mirë të treguar, për Maignan kanë shfaqur interesim shumë ekipe.
Jo vetëm Bayern Munich interesohet për 28-vjeçarin, i cili pëlqehet shumë edhe në Angli.
Kontrata me kuqezinjtë i përfundon pas dy vitesh, por edhe pse prej kohësh kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës, palët nuk e kanë gjetur akoma gjuhën e përbashkët.
Një nga portierët më të mirë në qarkullim, po mbyll sezonin e tretë me Milanin, teksa numëron 110 ndeshje në të gjitha kompeticionet, me një titull kampion të fituar në edicionin 2021-2022.
Sfidë për Milanin për sezonin e ri do të jetë edhe puna e trajnerit, pasi që Stefano Pioli do të shkarkohet.
(Kosova Sot Online)