Lexoni edhe:
PDK’ja mobilizohet për shpërndarjen e Kuvendit, e kërkon javën e ardhshme
Liverpooli ka filluar të mendojë për edicionin e ri. Skuadra angleze ka synim ta forcojë repartin e mesfushës, ndonëse verën e kaluar transferuan Dominik Szoboszlai, Alexis Mac Allister, Endo e Ryan Gravenberch.
Sipas raportimeve më të fundit lojtari është gjetur dhe vjen nga një ekip i Serie A, transmeton "Kosova Sot Online "
Bëhet fjalë për 22-vjeçarin e Genoa, Morten Frendrup, i cili deri më tani ka shkëlqyer me skuadrën e tekniku Alberto Gilardino, ku në 37 javët e luajtura ku ka nisur thuajse çdo sfidë si titullar i padiskutueshëm.
PDK’ja mobilizohet për shpërndarjen e Kuvendit, e kërkon javën e ardhshmeLexoni edhe:
Gjatë këtyre paraqitjeve, ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë gjashtë asistime.
Frendrup u transferua te Genoa, në janarin e vitit 2022, me italianët që derdhën në arkat e danezëve të Brondby vetëm 3.7 milionë euro dhe tanimë kanë shansin të përfitojnë disa miliona ekstra nga shitja e 22-vjeçarit.
Ekipi anglez është i gatshëm të ofrojnë 8-10 milionë euro për mesfushorin e qendrës.
(Kosova Sot Online )