Lexoni edhe:
Libër i ri kushtuar Rexhep Kekës,mësuesit të ABC-së dhe plakut të urtë nga Kamenica e Kosovës
Manchester City e fitoi titullin e tretë rresht në Premierligë, duke e lënë pas vetes Arsenalin për të dytin sezon radhazi. Guardiola po vazhdon ta dominojë futbollin anglez me gjashtë tituj të fituar, transmeton "Kosova Sot Online ".
E pas triumfit, Guardiola u pyet se a do të vazhdojë me Manchester Cityn, duke e ditur se kontrata i skadon në qershorin e vitit të ardhshëm.
“Realiteti është që jam më afër largimit sesa qëndrimit. Ne kemi biseduar me klubin dhe ndjesia ime është se dua të qëndrojë tani. Do të qëndrojë sezonin e ardhshëm. Por, gjatë sezonit do të bisedojmë, do të shikojmë”, tha Guardiola.Manchester City e ka edhe një finale të mbetur këtë sezon, atë të FA Cup ndaj rivalit lokal, Manchester Unitedit.
(Kosova Sot Online )