Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

  • S.A /
  • 20 May 2024 - 12:59
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Barazimi i Real Madridit me rezultat 4-4 ndaj Villarrealit, e pa Carlo Ancelottin duke vendosur në fushë formacionin e dytë të ekipit, të cilët dhuruan një shfaqje fantastike, por që e njëjta nuk mund të thuhet për njërin prej yjeve të ‘Los Blancos’.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Ancelotti tha se nuk ishte i shqetësuar mbi faktin se ekipi pësoi katër gola, pasi ishte një ndeshje e hapur dhe se ekipi i tij po luante futboll të bukur, transmeton "Kosova Sot Online ".

Megjithatë, kjo ndeshje nuk e ka ndihmuar aspak Eder Militaon, i cili po shpresonte që me paraqitje të mirë ta fitonte fanellën e titullarit në finale të Ligës së Kampionëve, pasi u ‘shkatërrua’ në çdo duel nga Alexander Sorloth i vendasve.

Për këtë arsye, sipas gjitha gjasave, tekniku italian do të vendosë që si partner të Antonio Rudigerit në mbrojtje, ta fusë kapitenin Nacho Fernandez.

Lexo po ashtuSuperkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

Nacho ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë fazave me eliminim në Ligën e Kampionëve, ku ka arritur të tregojë ndeshje të mira ndaj yjeve si Erling Haaland dhe Harry Kane.

Nëse starton në finale, spanjolli do të ketë punë me Niclas Fullkrug, por që gjithashtu do të ketë rastin që në rast se fitojnë ndeshjen, ta ngre trofeun në qiell në cilësinë e kapitenit.

Kjo finale me shumë mundësi do të jetë ndeshja e fundit e Nachos me fanellën e Real Madridit, andaj një fund më të mirë nuk do ta kishte paramenduar as vet ai.

(Kosova Sot Online )