Kroacia e zbulon listën e të ftuarve për Euro 2024

  • A.P /
  • 20 May 2024 - 15:15
Kroacia e zbulon listën e të ftuarve për Euro 2024

Selektori i Kombëtares së Kroacisë, Zlatko Dalic e ka zbuluar listën e 26 futbollistëve të ftuar për në Euro 2024.

Në mesin e të ftuarve s’kish se si të mungonte emri i veteranit dhe legjendës kroate, Luka Modric, për të cilin sigurisht që ky do të jetë Kampionati i fundit Evropian në karrierë.

Ndërkohë, shihen emrat e disa yjeve të futbollit evropian si Gvardiol, Kovacic, Brozovic etj.

Kroacia është treguar mjaft e fuqishme në vitet e fundit dhe synon të shkojë larg edhe në kompeticionin që do të mbahet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik.

Siç dihet, kroatët gjenden në një grup me Shqipërinë, Spanjën dhe Italinë në Euro 2024.

Më poshtë mund ta shihni listën e të ftuarve të trajnerit Dalic.

Portierë: Livakovic, Ivusic, Labrovic.

Mbrojtës: Vida, Juranovic, Gvardiol, Sosa, Stanisic, Sutalo, Erlic, Pongracic

Mesfushorë: Modric, Kovacic, Brozovic, Mario Pasalic, Vlasic, Majer, Ivanusec, Sucic, Baturina.

Sulmues: Perisic, Kramaric, Petkovic, Pjaca, Budimir, Marco Pasalic.


(Kosova Sot Online)