FC Prizreni i çon letër FFK-së

  • A.P /
  • 20 May 2024 - 22:15
FC Prizreni i çon letër FFK-së

kuadra e Prizrenit nga Liga e Dytë e futbollit kosovar vazhdon të insistojë se ata do të duhet të jetë pjesë e Ligës së Parë.

Ekipi prizrenas gjatë ditës së sotme ka bërë kërkesë në Federatën e futbollit të Kosovës për të hyrë në Ligën e Parë nga vendi i tretë i Ligës së Dytë.

Ky ekip konsideron se nga Liga e Parë, Phoenixi ka rënë nga vendi i fundit i grupit A, kurse nga grupi B janë përjashtuar dy ekipe, Ulpiana dhe Vllaznia e Pozheranit.

Tutje, Prizreni pret që vendimi të jetë konformë rregullores së garave të Federatës.

(Kosova Sot Online)