I skadoi kontrata me Manchester, De Gea vazhdon të mbetet i lirë duke refuzuar edhe klubin e radhës

  • 21 May 2024 - 09:46
 I skadoi kontrata me Manchester, De Gea vazhdon të mbetet i lirë duke  refuzuar edhe   klubin  e  radhës

David De Gea vazhdon të jetë ende pa klub edhe pas nëntë muajsh pasi i skadoi kontrata me Manchester United. Gjatë gjithë kësaj periudhe, ai ka marrë oferta të ndryshme nga skuadra të ndryshme, edhe pse asnjëra nuk ka arritur ta bindë spanjollin, transmeton "Kosova Sot Online".

Propozimi më i fundit erdhi nga Nottingham Forest, megjithatë ai e ka refuzuar këtë ofertë, me arsyetimin se nuk i ka përmbushur pritshmëritë e tij.

Një tjetër klub i Premieliga që shfaqi interesim në dhjetor ishte Newcastle, pas lëndimit afatgjatë të portierit anglez Nick Pope, megjithëse në fund nuk u materializua asnjë marrëveshje.

Për momentin, opsionet e De Geas janë të pasigurta, madje përmendet edhe mundësia e daljes në pension të portierit. Nëse ai vendos të mbetet aktiv, destinacioni i tij më i mundshëm mund të jetë Saudi Pro League, ku klubet e Arabisë Saudite me klube si Al Hilal e Al Nassr që e kanë kontaktuar portierin.

(Kosova Sot Online )