Lexoni edhe:
Albion Rrahmani gjithnjë e më i kërkuar, edhe një tjetër skuadër hyn në garë për ta fituar
Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka ftuar ish-trajnerin e skuadrës Jurgen Klopp dhe familjen e tij për të marrë pjesë në finalen e Ligës së Kampionëve, raporton gazeta gjermane Bild, transmeton "Kosova Sot Online".
Dortmund do të përballet me Real Madridin në finalen e madhe më 1 qershor në stadiumin Wembley të Londrës.
Klopp tani i ka përfunduar angazhimet me Liverpoolin dhe së fundmi ka deklaruar se do të mbështesë ish-skuadrën e tij në përballjen për trofeun e Champions League.
Ishte Klopp ai që ishte trajneri i fundit para Edin Terzic që udhëhoqi verdhezinjtë në një finale të Champions League, gjë që ndodhi në vitin 2013 kur Dortmund humbi 2-1 nga Bayern Munich sërish në Wembley.
(Kosova Sot Online )