Lexoni edhe:
Albion Rrahmani gjithnjë e më i kërkuar, edhe një tjetër skuadër hyn në garë për ta fituar
Gjatë ditës së djeshme, Toni Kroos njoftoi pensionimin nga futbollit me të përfunduar kampionati Evropian, transmeton "Kosova Sot Online".
E tash, skuadra e tij, Real Madridi ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e tij.
Në listën e madrilenëve është futbollisti i Liverpoolit, Alexis Mac Allister.
Siç raporton The Sun, raportet në Argjentinë kanë pohuar se kontaktet mes Liverpoolit dhe Madridit kanë filluar, por asnjë ofertë nuk është bërë deri tani. Mac Allister iu bashkua Liverpoolit verën e kaluar nga Brightoni.
(Kosova Sot Online )