Lojtari më i shtrenjtë në historinë e Arsenalit tregon se çfarë ha para çdo ndeshje

  • S.A /
  • 24 May 2024 - 07:45
Lojtari më i shtrenjtë në historinë e Arsenalit tregon se  çfarë ha para çdo ndeshje

Lojtari i shtrenjtë në historinë e Arsenalit, Declan Rice, në një intervistë për revistën “Men’s Health”, ka treguar se çfarë lloj ushqimi ha para çdo ndeshjeje dhe me këtë zbulim ka habitur mjaft fansat.

Verën e kaluar, Topçinjtë e sollën mesfushorin 25-vjeçar nga West Ham për 120 milionë euro dhe Rice tregoi se lojtari vlen kaq shumë.

Rice pranoi se petullat me kalori të larta e ndihmojnë atë të performojë më së miri dhe shtoi se këtë lloj ushqimi e zbuloi vetëm pasi mbërriti në Arsenal dhe se në fillim u trondit.“Unë ha katër petulla para ndeshjes, të mbushura me shurup ose mjaltë. Betohem në Zot, është gjëja më e mirë. Kur erdha në klub, pashë lojtarët e Arsenalit duke i ngrënë ato dhe mendova: “Çfarë po ndodh këtu?” Por sinqerisht, kjo gjë më ndryshoi lojën time”, ka thënë Rice.

Ai ka shpjeguar se ai nuk ishte në dijeni se si petullat e ndihmuan atë dhe deri sa copa është në gjendje t’i hajë.

rice“Unë nuk e kuptoj shkencën pas saj. Çfarë ka në to apo ndonjë gjë tjetër, por më jep një nxitje kaq të lartë energjie. Mendoj se kjo është arsyeja pse mund të vrapoj kaq shumë në fushë. Nëse luajmë në 17:30, Unë mendoj se do t’i ha edhe tetë atë ditë”, deklaroi anglezi. Kujtojmë, Arsenali ishte në garë për titullin kampion deri në xhiron e fundit, por në fund Man City e mori trofeun me dy pikë më shumë. 

(Kosova Sot Online )