![](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/24/200x200_declan-rice-780x4391716529701.webp)
Lexoni edhe:
Lojtari më i shtrenjtë në historinë e Arsenalit tregon se çfarë ha para çdo ndeshje
Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës, Anneli Andersen, e ka publikuar listën e Dardaneve, të cilat janë përzgjedhur për dy ndeshjet e dyta të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2025, transmeton "Kosova Sot Online ".
Dardanet ndeshjen e parë do ta zhvillojnë kundër Kroacisë, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, më 31 maj.
Lojtari më i shtrenjtë në historinë e Arsenalit tregon se çfarë ha para çdo ndeshjeLexoni edhe:
Ndeshjen e dytë Dardanet do ta zhvillojnë në stadiumin “Branko Cavlovic-Cavlek” në Karlovac, më 6 qershor, kundër Kroacisë. Kombëtarja e Kosovës në kualifikimet për Evropianin 2025, bënë pjesë në Ligën B, në Grupin B4, së bashku me Uellsin, Kroacinë dhe Ukrainën. Në dy ndeshjet e para ka pësuar humbje ndaj Ukrainës dhe Uellsit.
(Kosova Sot Online )