Lexoni edhe:
Legia e Varshavës njofton për largimin e Qëndrim Zybës
Disa ditë më parë trajneri holandez Arne Slot ka marrë zyrtarisht postin e trajnerit të Liverpoolit dhe tani ka marrë lajmin e parë të keq. Sipas mediave në Angli, portieri rezervë i Reds, Caoimhin Kelleher dëshiron të largohet nga klubi këtë verë pasi kërkon më shumë kohë për lojë, transmeton "Kosova Sot Online".
Përfaqësuesi i Republikës së Irlandës sezonin e kaluar ka luajtur gjithsej 26 ndeshje për klubin nga Anfield, që është më së shumti në karrierën e tij deri më tani.
Legia e Varshavës njofton për largimin e Qëndrim ZybësLexoni edhe:
Ai luajti çdo minutë të Carabao Cup dhe mbajti portën e pastër në fitoren e fundit të garës kundër Chelseat, kur Reds fituan 1-0 në shkurt.
Megjithatë, Alisson Becker është i paprekshëm mes shtyllave të Liverpoolit dhe kjo qartazi nuk i pëlqen Kelleher, i cili dëshiron të kërkojë një klub ku do të mbrojë më shumë. Ky 25-vjeçar është produkt i akademisë së Liverpoolit dhe ka kontratë me Reds deri në vitin 2026. Klubi nga Anfield do të kërkojë rreth 25 milionë euro për shërbimet e tij.
Përveç tij, më herët nga klubi u larguan edhe portieri Adrian, mbrojtësi Joel Matip dhe mesfushori Thiago Alcantara, të cilëve iu kanë skaduar kontratat me Reds.
(Kosova Sot Online )