Lexoni edhe:
Mirlind Daku i pandalshëm në portat e Rusisë, shënon prapë golin tjetë për Rubin Kazanin
Gjilani ka shënuar fitore si mysafir ndaj Dukagjinin me rezultat 4-2 për të siguruar mbijetesën në Superligën e Kosovës.
Dukagjini ishin të parët që shënuan me Blerind Morinën, por Gjilani barazoi me sulmuesin Senad Jarovic për 1-1.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e klinasve, që shënuan për epërsinë prej 2-1.
Por me të filluar pjesa e dytë Gjilani arriti të barazojë rezultatin me Elvedin Heric për 2-2.
Jarovic shënoi edhe dy herë të tjera për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij prej 4-2.
Gjilani e mbyll në vendin e shtatë me 45 pikë, ndërsa Dukagjini me një pikë më shumë në vendin e gjashtë.
(Kosova Sot Online )