
Pioli befason me destinacionin e tij të ardhshëm

Stefano Pioli mbrëmë kishte ndeshjen e fundit në krye të skuadrës së Milanit, që barazimin 3:3 ndaj Salernitanas.
Në krye të Milanit, Pioli arriti ta shpall këtë skuadër kampion të Serie A, si dhe e kualifikoi në Ligën e Kampionëve, pas një kohe të gjatë.
Pas ndeshjes së mbrëmshme, Piolo foli rreth të ardhmes së tij.
“Po studioj anglisht dhe jam i prirur të provoj një përvojë të re jashtë vendit. Premier League mund të jetë vërtet e bukur dhe mundësi tërheqëse, me siguri.”, deklaroi Pioli.
Milani e mbylli edicionin në pozitën e dytë me 75 pikë.
(Kosova Sot Online)