Morata drejt largimit nga Atletico
Me shumë mundësi, ky pritet të jetë edicioni i fundit i Alvaro Moratas tek skuadra e Atletico Madridit.
Thuhet se skuadra spanjolle është e hapur për të dëgjuar ofertat për Moratan, i cili me gjithë kontributin e tij në shënim, vështirë se do të linte ndonjë përfitim në arkat e ekipit bardhekuq.
Një nga arsyet që e vështirëson një shitje fitimprurëse është klauzola e tij, e vlerësuar në 12 milionë euro, që po konsiderohet shumë e ulët.
Kjo shumë është çuditërisht e ulët për një lojtar që ka dëshmuar vlerën e tij në fushë, duke shënuar 21 gola këtë sezon.
Ndër destinacionet e mundshme për Moratan, është një rikthim i tij tek Juventusi.
(Kosova Sot Online)