
Lexoni edhe:
Mediet zvicerane e ndezin alarmin: Popullsia e Kosovës po tkurret
Jack Grealish u përball me diçka jo të zakonshme, pasi anglezi për pak sa nuk ra nga autobusi gjatë paradës së Manchester Cityt e cila u bë për të festuar titullin kampion në Ligën Premier, transmeton "Kosova Sot Online".
Ekipi i Manchester Cityt mori rrugët e Mançesterit të dielën për të festuar titullin e katërt radhazi në elitën e futbollit anglez. Dhe Grealish, i cili njihet si një lojtar që shfrenohet gjatë festave të tilla, si gjithmonë edhe kësaj radhe tentoi të merrte vëmendjen e tifozëve me gjestet e tij. Por, gjërat për pak morën një kthesë tjetër dhe ai i shpëtoi më së keqes pasi anglezi për pak sa nuk u rrëzua nga autobusi..
Ishte bashkëlojtari i tij, Jeremy Doku, ai i cili e shpëtoi yllin anglez nga kjo fatkeqësi dhe festa vazhdoi ashtu siç ishte paraparë.
Mediet zvicerane e ndezin alarmin: Popullsia e Kosovës po tkurretLexoni edhe:
Grealish ka luajtur 36 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke përfshirë 20 prej tyre në Ligën Premier, duke shënuar tre gola.
28-vjeçari iu bashkua ‘Qytetarëve’ në verën e vitit 2021 nga Aston Villa për shumën e 100 milionë eurove, dhe këtë verë ka pasur thashetheme se ai mund të largohet nga klubi.
(Kosova Sot Online )