![Neymar flet për formën momentale dhe për të ardhmen e tij](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/26/200x200_neymar-brazil-v-uruguay-fifa-world-cup-quaifier-2021-2-600x360_11669471440.jpg)
Ja kush pritet të jetë lojtari i radhës që largohet nga Man United
![Ja kush pritet të jetë lojtari i radhës që largohet nga Man United](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/01/auto_Manchester-United-780x439_11714566019.jpg)
Manchester United arriti ta mbyll me trofe edicionin e sivjetmë, duke e fituar FA Cup përballë Manchester Cityt.
E tash, United ka filluar të mendojë për edicionin e ardhshëm.
Pak ditë më parë u mësua se Raphael Varane do të largohet si futbollist i lirë.
I radhës që pritet ta ndjek rrugën e tij është Casemiro.
Ylli brazilian nuk është në planet e Djajve të Kuq pasi ka vuajtur edhe nga disa lëndime dhe drejtuesit e klubit duan shitjen e tij në verë.
E ardhmja e 32-vjeçarit duket se do të jetë larg Evropës, pasi klubet nga Arabia Saudite janë në garë për t’i fituar shërbimet e tij.
Al Nass është favorit për të, por në garë janë edhe Al-Ettifaq dhe Al Ittihad.
Egziston mundësia që Casemiro të shkëput kontratën me Man Utd dhe të largohet si lojtarë i lirë.
(Kosova Sot Online)