Lexoni edhe:
Duan zgjedhje e nuk duan të shkarkohen, kjo është cirkusiada e kërkesës opozitare në parlament
Hans-Dieter Flick do të nënshkruajë kontratën e tij me Barcelonën të mërkurën, më 29 maj, sipas Fabrizio Romanos, transmeton "Kosova Sot Online ".
Kjo ndoshta do të jetë dita kur klubi do të prezantojë gjermanin si trajnerin e ri të tyre.
Flick mbërrin në Barcelonë të martën (28 maj). Ai do të kalojë pak kohë në qytet përpara se të bëjë një vizitë në zyrat e klubit të nesërmen.
59-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me Blaugranasit.
Ai ka mbetur pa skuadër që nga shtatori i vitit 2023 kur u shkarkua si trajner i Gjermanisë.
Hansi Flick udhëhoqi Bayern Munich drejt Ligës së Kampionëve në vitin 2020, atë sezon kur e kishte mposhtur Barcelonën 8-2.
(Kosova Sot Online )