Lexoni edhe:
Duan zgjedhje e nuk duan të shkarkohen, kjo është cirkusiada e kërkesës opozitare në parlament
Edhe pse Gjermania është njëra prej shteteve të Evropës, e cila është mbipopulluar nga hotelet dhe “Airnbnb”, ‘EURO 2024’ ka bërë që ky sistem të shtrenjtohet shumë për shkak të kërkesës së madhe, transmeton "Kosova Sot Online ".
Tifozët e Shqipërisë dhe ato të shteteve të tjera, të cilët janë pajisur me një biletë vetëm në ditët e fundit do ta kenë shumë të vështirë që të gjejnë vende ku mund të pushojnë pasi hotelet dhe shtëpitë me qira thuajse janë të gjitha të zëna.
Sipas një reportazhi në mediet angleze sistemi është aq i mbingarkuar sa tani dy netë në çadër, në një kamp pranë Gelsenkirshenit, kushtojnë plot 556 stërlina (658 euro).
Autoritet përkatëse në landin e Ruhrit kanë vënë re se hotelet dhe “Airbnb”-të janë të zëna dhe për këtë motiv kanë vendosur tenda në zona të caktuara, të cilat mund të rezervohen nga tifozët të paktën për dy netë.
Tendat luksoze kushtojnë 556 stërlina (658 euro) për dy netë ndërsa tifozët, të cilët kanë tendat e tyre do të duhet që të paguajnë për vendin plot 128 paund (150 euro) nata.
Tifozët shqiptarë për të evituar pagesa të larta bëjnë mirë që të akomodohen në qytete pranë stadiumeve ku do të mbahen ndeshjet dhe të udhëtojnë drejt destinacionit të dëshiruar ditën e takimit.
(Kosova Sot Online )