Gjatë Euro 2024 piktura e piktorit shqiptar Guri Madhi do shfaqet në muzeun e futbollit në Dortmund
Me rastin e Europianit të Futbollit që do të startojë muajin ardhshëm në Gjermani, organizatorët e këtij eventi kanë parashikuar dhe shumë ngjarje të tjera kulturore dhe sportive që do të shoqërojnë kompeticionin e lojës më të ndjekur në botë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Një prej tyre është dhe ekspozita “In motion – Art & Football” që do të vendoset në Muzeun e Futbollit Gjerman, në Dortmund.
Pjesë e kësaj ekspozite do të jetë dhe tabloja e piktorit Guri Madhi, “Kur nuk shkojnë në stadium”, e realizuar në vitin 1986.
Ekspozita gërsheton botën e futbollit dhe të artit dhe është e vendosur në një sipërfaqe prej rreth 1000 metrash katrorë.
Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
(Kosova Sot Online )