
Lexoni edhe:
Zbulohet data kur Hansi Flick do të nënshkruajë kontratën me Barcelonën
Selektori i Kombëtares së Belgjikës, Domenico Tedesco e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për në Euro 2024. Në mesin e të ftuarve shihen shumë yje si De Bruyne, Lukaku, Carrasco, Witsel etj,transmeton "Kosova Sot Online ".
Zbulohet data kur Hansi Flick do të nënshkruajë kontratën me BarcelonënLexoni edhe:
Por, në listë nuk shihet edhe emri i portierit Thibaut Courtois.
Portieri i Real Madridit u përball me dy lëndime në sezonin e fundit, të cilat ia pamundësuan rikthimin më herët për të qenë i gatshëm për kompeticionin që do të mbahet në Gjermani në muajin e ardhshëm.
Kjo pa dyshim do të jetë një humbje e madhe për belgët dhe një dëshpërim i madh për veteranin e portës, i cili është njëri prej portierëve më të mirë në botë.
Edhe shikuesve gjithsesi do t’ju mungojë gardiani i portës.
Lista e të ftuarve të Belgjikës për Euro 2024:
Portierë: Casteels, Kaminski, Sels.
Mbrojtës: Castagne, De Cuyper, Faes, Meunier, Theate, Jan Vertonghen, Debast.
Mesfushorë: De Bruyne, O.Mangala, Onana, Youri Tielemans, Vermeeren, Witsel, Vranckx.
Sulmues: Johan Bakayoko, Carrasco, De Ketelaere, Doku, Lukaku, Lukebakio, Openda, Trossard.
(Kosova Sot Online )