PSG heq dorë nga ylli i Cityt
Paris Saint-Germani ka vendosur të dorëzohet në garë për shërbimet e mesfushorit të Manchester Cityt, Bernardo Silva.
City janë të vendosur ta mbajnë portugezin, teksa drejtori sportiv i PSG-së Luis Campos dhe menaxheri Luis Enrique tani kanë vendosur të synojnë opsione të tjera në skuadër këtë verë.
Ai nënshkroi një zgjatje të kontratës me City verën e kaluar, duke e angazhuar të ardhmen e tij në klub deri në vitin 2026.
Në garë për Silvan është edhe Barcelona, e cila e ka top prioritet edhe këtë verë.
(Kosova Sot Online)