Bellingham fiton çmimin e lojtarit të sezonit në La Liga

  • A.P /
  • 28 May 2024 - 21:08
Bellingham fiton çmimin e lojtarit të sezonit në La Liga

Futbollisti i Real Madridit, Jude Bellingham e ka fituar çmimin për lojtarin më të mirë të sezonit 2023/24 në La Liga.

Bellingham kishte sezon fantastik me madrilenët, duke qenë njëri nga lojtarët kryesor të ekipit.

Anglezi arriti 19 gola e bëri edhe gjashtë asistime në sezonin e tij të parë në Real Madrid.

Në krye me të, Reali arriti ta fitojë La Ligan, si dhe është në finale të Ligës së Kampionëve, ku përballë do ta ketë Borussia Dortmundin.

E pikërisht me Dortmundin, Bellinghami e fitoi çmimin e lojtarit të sezonit të kaluar në Bundesliga.

(Kosova Sot Online)