![](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/29/200x200_pp-11716962159.png)
Lexoni edhe:
Kaloi një sezoni të sukseshëm e fantastik, Aubameyang shënjestrohet nga klubet e njohura arabe
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë U-21, Alban Bushi, ka shpallur listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e qershorit. 13-të lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, kurse pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet jashtë vendit, transmeton "Kosova Sot Online ".
Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Malit të Zi U-21, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2025” më datë 7 qershor në orën 20:00, në stadiumin “DG Arena” të Podgoricës.
Ndeshja e cila u ndërpre më datë 21 nëntor 2023 për shkak të kushteve atmosferike do të luhet më 7 qershor dhe do të rinisë nga minuta e 27-të.
Gjithashtu është arritur dakortësia që Shqipëria U-21 të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore me Lihtenshtajnin më datë 11 qershor në orën 19:00, në stadiumin “Niko Dovana”.
Për këto dy ndeshje, trajneri i U-21, Alban Bushi, ka ftuar 23 lojtarë, ku 13-të lojtarë vijnë nga kampionati shqiptar, kurse pjesa tjetër nga kampionatet jashtë vendit.
Shqipëria U-21 në kualifikueset e Evropianit ndodhet në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë, teksa renditet në vendin e katërt me dhjetë pikë.
Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi do të nisë që sot (e mërkurë) grumbullimin në Durrës aty ku fillimisht kuqezinjtë do të përgatiten në kuadër të ndeshjes kualifikuese ndaj Malit të Zi.
(Kosova Sot Online )