Lexoni edhe:
Edhe i alkoolizuar edhe narkoman, shokon me tregimin futbollisti i njohur
Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj ndeshje miqësore në muajin qershor në udhëtim te Norvegjia, transmeton "Kosova Sot Online ".
Dardanët do ta kenë vetëm një ndeshje miqësore këtë muaj, derisa në Oslo do të përballen me Përfaqësuesen e Norvegjisë.
Edhe i alkoolizuar edhe narkoman, shokon me tregimin futbollisti i njohurLexoni edhe:
Përzgjedhësi Franco Foda ende nuk e ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për këtë duel.
Mirëpo klubi rumun, Rapidi i Bukureshtit ka zyrtarizuar se dyshja kosovare Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani janë ftuar për këtë ndeshje.
“Ermali dhe Albioni janë thirrur në Kombëtaren e Kosovës për duelin miqësor kundër Norvegjisë së Haaland më 5 qershor në Oslo”, ka shkruar faqja zyrtare e Rapidit.
Si Rrahmani ashtu edhe Krasniqi deri më tani kanë nga katër paraqitje me Dardanët.
(Kosova Sot Online )