Lexoni edhe:
Edhe i alkoolizuar edhe narkoman, shokon me tregimin futbollisti i njohur
E ardhmja e Vitor Roques duket larg Barcelonës, por ende përfundimisht nuk është marrë vendimi për të.Sulmuesi brazilian ka qenë i padëshiruar nga Xavi, përkundër se Barça pagoi 40 milionë euro për transferimin e tij në janar, transmeton "Kosova Sot Online ".
Edhe i alkoolizuar edhe narkoman, shokon me tregimin futbollisti i njohurLexoni edhe:
19-vjeçari ka zhvilluar vetëm 16 ndeshje në total për Barcelonën ku ka 353 minuta dhe dy gola të shënuar, duke mos i arritur pritshmëritë.Sipas asaj që ka raportuar Sport, skuadra angleze Arsenal është e gatshme të paguaj 45 milionë euro për transferimin e brazilianit në Emirates Stadium.
Megjithatë lojtari tani është në mëdyshje nëse do të largohet nga Barcelona, apo do të presë që trajneri i ri Hansi Flick ti japë hapësirat e duhura. Ish-lojtari i Athletico Pareneses ka oferta edhe nga La Liga me Sevillan, Villarreal,Valencia dhe Real Sociedad që e duan, megjithatë Barcelona pritet që ta shes atë dhe jo ta huazoj.
Vitor Roque i pëlqen trajnerit Arteta dhe drejtorit Edu Gaspar, derisa Topçinjtë janë në bisedime me Barcelonën për transferimin e brazilianit në Londër.
(Kosova Sot Online )