Ky është Hansi Flick, trajner i ri i Barcelonës

  • 29 May 2024 - 13:01
Ky është Hansi Flick, trajner i ri i Barcelonës

Barcelona tani më është bërë me trajner të ri. Ky është Hansi Flick, trajner i ri i Barcelonës, transmeton "Kosova sot Online ".

Pasi i ndau rrugët me trajnerin Xavi Hernandez, presidenti Joan Laporta e ka gjetur menjëherë pasuesin e tij.

Bëhet fjalë për trajnerin gjerman, Hansi Flick, i cili është edhe zyrtarisht trajner i ri i gjigantit katalunas, njofton gazetari sportiv italian Fabrizio Romano.

Nënshkrimi i kontratës u bë pas takimit të Bordit të klubit me të dhe me menaxherin Pini Zahavi.

Trajneri gjerman ka zbarkuar mbrëmë në Kataluni, ndërsa sot vjen edhe zyrtarizimi i punës së tij të re.

Nuk dihen ende krejt detajet, të cilat do të bëhen të ditura në orët në vazhdim. 

(Kosova Sot Online )