Nis “lufta” mes Mbappés e PSG-së, lojtari e do rrogën e prillit dhe bonus të majmë

  • 29 May 2024 - 15:27
Nis “lufta” mes Mbappés e PSG-së, lojtari e do rrogën e prillit dhe bonus të majmë

Kylian Mbappé dhe Paris Saint-Germaini është një “martesë” që rrezikon të mbyllet mjaft keq.Ylli francez në fakt ka vendosur t’i angazhojë avokatët duke e parë që klubi parisien nuk e ka mbajtur besën dhe premtimet, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas informacioneve të mediumit francez “L’Équipe”, Nasser al-Khelaifi nuk ia ka paguar lojtarit rrogën e prillit dhe një bonus prej 80 milionë eurosh, e cila do të duhej t’i paguhej në muajin shkurt.

E përditshmja në fjalë shpjegon se çka do të ndodhë: në gusht të vitit 2023, kur Mbappé ishte përjashtuar nga turneu aziatik për shkak se kishte refuzuar ta vazhdonte kontratën, ish-futbollisti i Monacos ishte takuar me presidentin, i cili ishte përpjekur që ta mbante premtimin që ia kishte bërë për një “premi besnikërie”.

Një befasi e dyfishtë, duke e parë që Mbappé kishte vendosur të largohej dhe ia kishte refuzuar propozimin.

Për këtë, ato para të premtimit të bërë nuk janë paguar.

Sipas Al-Khelaifit, ky nder do të duhej t’i shkonte Real Madridit, si bonus për nënshkrimin e kontratës për transferimin e tij si lojtar i lirë.

Në muajt e parë të vitit 2024, Mbappé dhe PSG-ja ishin marrë vesh për një ndarje miqësore, e cila, në aspektin financiar, nuk do ta dëmtonte askënd nga palët, pro gjithçka u prish në muajin mars.

Tash gjithçka është në duart e avokatëve, të cilët qe disa ditë po shkëmbejnë email-a për të negociuar rreth kushteve për largimin e lojtarit.

PSG-ja dëshiron që lojtari ta mbajë fjalën dhe që të sqarojë gjithçka përmes një letre, ndërsa Mbappé pretendon se duhet t’i jepet edhe centi i fundit për t’u ndarë mirë me klubin. 

(Kosova Sot Online )