Batatina: Ku kanë me lujt tjetër ekipet kosovare në Evropë, veç në shkofshin në Shalë t’Bajgorës

  • A.P /
  • 29 May 2024 - 15:57
Batatina: Ku kanë me lujt tjetër ekipet kosovare në Evropë, veç në shkofshin në Shalë t’Bajgorës

Tahir Batatina ka qenë mjaft i zëshëm dhe kritik.

Trajneri i Llapit e ka shprehur brengën dhe dëshpërimin e tij me gjendjen e stadiumeve të futbollit në Kosovë.

Batatina e përmendi faktin se për momentin veç stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë i plotëson kriteret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Siç dihet, katër klube kosovare, Ballkani, Llapi, Drita dhe Malisheva do të luajnë në garat evropiane dhe që të gjitha do të detyrohen të luajnë si vendës në stadiumin e njëjtë.

“Ku kanë me lujt tjetër ekipet kosovare në Evropë, veç në shkofshin në Shalë t’Bajgorës”, theksoi Batatina në “Favorit”.

Sipas tij, është urgjente që të punohet në këtë drejtim, në mënyrë që në vitet në vazhdim të ketë më shumë opsione në territorin e Kosovës për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

(Kosova Sot Online)