Lexoni edhe:
Foda publikon listën e Kosovës për miqësoren me Norvegjinë
Pas vetëm një viti në futbollin arab, Karim Benzema pritet të largohet nga Arabia Saudite, transmeton "Kosova Sot Online ".
Benzema ka kontratë me skuadrën e Al Ittihad edhe për dy vite, por ai nuk është i lumtur në Lindjen e Mesme, pasi ka pasur probleme me klubin dhe trajnerin.
Foda publikon listën e Kosovës për miqësoren me NorvegjinëLexoni edhe:
Në 33 ndeshje në të gjitha garat, francezi ka realizuar 16 gola.
Gjiganti turk Fenerbahce po tenton ta bind francezin për tu rikthyer në Evropë dhe për këtë ka nisur kontaktet e para me menaxherin e tij.
Sipas gazetës turke “Aksam News”, ekziston një mundësi e madhe që Benzema t’i bashkohet gjigantëve turq.
Skuadra turke nuk dëshiron që të paguajë më shumë se 15 milionë euro për transferimin e tij nga Al Ittihad.
(Kosova Sot Online )