Studimi i CIES për futbollistin më të shtrenjtë në botë, nuk është më Haaland

  • A.P /
  • 30 May 2024 - 14:17
Studimi i CIES për futbollistin më të shtrenjtë në botë, nuk është më Haaland

Raporti javor i 466-të i CIES shqyrton lojtarët me vlerën më të lartë të tregut.

Në krye është anglezi Jude Bellingham, i vlerësuar me rreth 280 milionë euro.

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, është i dyti në renditje (255 milionë euro) dhe paraprin Vinícius Júnior (241 milionë euro), Rodrygo Goes (221 milionë euro), Phil Foden (204 milionë euro).

Gjithashtu, në “top 10” janë dy lojtarë të Arsenalit (Bukayo Saka dhe Martin Ödegaard), si dhe Julián Álvarez, talenti i Barcelonës Lamine Yamal dhe Florian Wirtz i Bayer Leverkusen.

Rafael Leao është përfaqësuesi i parë i Serie A në këtë renditje. Lojtari portugez i Milanit zë vendin e 32-të dhe vlen 101.5 milionë euro, 3.2 milionë më shumë se Khvicha Kvaratskhelia i Napolit dhe 11.4 milionë më shumë se Lautaro Martinez, kapiteni i Interit.

Renditja

1. Jude Bellingham (Real Madrid, 20 vjeç): 280.4 milionë euro

2. Erling Haaland (Manchester City, 23 vjeç): 255.3 milionë euro

3. Vinicius Junior (Real Madrid, 23 vjeç): 240.8 milionë euro

4. Rodrygo Goes (Real Madrid, 23 vjeç): 220.7 milionë euro

5. Phil Foden (Manchester City, 24 vjeç): 203.8 milionë euro

6. Bukayo Saka (Arsenal, 22 vjeç): 195.2 milionë euro

7. Julian Alvarez (Manchester City, 24 vjeç): 168.4 milionë euro

8. Lamine Yamal (FC Barcelona, ​​16 vjeç): 140.8 milionë euro

9. Martin Odegaard (Arsenal, 25 vjeç): 135.6 milionë euro

10. Florian Wirtz (Bayer Leverkusen, 21 vjeç): 133.8 milionë euro.

(Kosova Sot Online)